Lajme
Kërkohet riintegrim dhe risocializim për të kthyerit nga ISIS
Shoqëria civile po kërkon nga institucionet vendore që të krijojnë mekanizma për riintegrimin dhe risocializimin e kosovarëve që kanë qene në ISIS
Më shumë se 300 kosovarë, burra gra e fëmijë, i janë bashkuar brenda katër viteve të shkuara grupeve radikale islamike në Lindjen e Mesme. Disa nga ta janë vrarë gjatë luftimeve në Siri e Irak, ndërsa më shumë se 100 prej tyre janë kthyer në Kosovës dhe po përballen me autoritet e ligjit. Por, për këta që janë kthyer, kërkohet angazhim institucional që ata të riintegrohen dhe risocializohen në shoqëri.
Këtë kërkese e ka artikuluar sot Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në një konferencë për media ku u publikua një raport me titull “Riintegrimi i luftëtarëve të huaj të rikthyer: Çfarë qasje i përshtatet më së miri Kosovës?”.
Përmes këtij raporti QKSS ka për qëllim të sjellë një program alternativ për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të radikalizuar.
QKSS e konsideron si nevojë imediate krijimin modaliteteve institucionale për risocializimin dhe rrintegrimin e kosovarëve që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. Kjo organizatë konsideron se në këtë fushatë, duhet të plotësohet korniza ligjore, për risocializimin e këtë kategorie të shoqërisë.
“Sikurse në shumë shtete të botës edhe Kosova është duke u ballafaquar me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm. Sfidë të veçantë paraqesin luftëtarët e huaj të rikthyer në Kosovë, si dhe individët të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, por që konsiderohen si të afektuar me këtë fenomen. Si përgjigje ndaj këtij fenomeni, ky raport ngërthen në vete programe rehabilituese dhe risocializuese për këto kategori individësh të cilët duhet të iu nënshtrohen para rikthimit të tyre në shoqëri”, thuhet në raport.
Raporti, sipas QKSS-së, analizon modelet e tri rasteve të studiuara: Gjermanisë, Danimarkës dhe Arabisë Saudite. Duke analizuar modele të tilla, QKSS ofron një program alternativ të ndarë në tri faza: “fazën rehabilituese, risocializuese si dhe atë të pos lirimit” për personat e kthyer nga ISIS.
Sipas QKSS-së, është një nevojë urgjente që Kosova duhet ta ndërtojë modelin vetanak duke u bazuar në kapacitetet lokale dhe kontekstin për raste specifike, por një program i detajuar risocializimi dhe riintegrimi për personat e radikalizuar ende mbetet për t’u zhvilluar për të plotësuar kornizën ligjore.
Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë zhvilluar disa raste gjyqësore ndaj personave që janë kthyer, kanë ndikuar apo financuar ekstremizmin në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










