Shkurt.ch
Kërkohet testi ADN për azilkërkuesit
Nuk janë vetëm politikanët në Bernë që kërkojnë testin e ADN të azilkërkuesve. Zyrat për migracion nëpër kantone, kanë kërkuar po ashtu zbatimin e këtij testi
Gjithnjë më tepër azilkërkues po i sjellin në Zvicër familjarët e tyre nga vendi i prejardhjes. Kjo ka ngjallur kërkesa për të verifikuar identitetin e familjarëve, kryesisht nga Somalia dhe Eritrea, edhe përmes analizës së ADN-së. Vetëm nga Eritrea brenda gjysmëvitit të parë, përmes bashkimit familjar kanë fituar azilin në Zvicër 922 veta, shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag”.
Si reagim ndaj kësaj gjendje, deputeti nacional dhe kryetar i CVP/PDC-së, Christophe Darbellay ka kërkuar kohë më parë në parlament që autoritetet të “definojnë” azilkërkues të caktuar të cilët duhet të japin paraprakisht mostrat e ADN-së për verifikim. Por, kërkesa e Darbellay-t ka ngjallur një debat të zjarrtë në parlament, me ç`rast një deputet i gjelbër e ka quajtur këtë qëndrim “paragjykim i pashembullt paushall”. Megjithatë, mocioni i Darbellay-t është miratuar dhe tash ai gjendet në Dhomën e Kantoneve.
Ndërkohë, nuk janë vetëm politikanët në Bernë që kërkojnë testin e ADN të azilkërkuesve. Zyrat për migracion nëpër kantone, siç thuhet në artikullin e gazetës në fjalë kanë kërkuar po ashtu zbatimin e këtij testi. Përmes tij do të konstatohej nëse fëmija që sillet në Zvicër i takon me të vërtetë familjes që e ka prurë këtu ose është i fqinjëve.
Autoritetet nga disa kantone kanë deklaruar se për të sqaruar identitetin e atyre që vijnë në kuadrin e bashkimit familjar, atyre u është dashur mjaft shpesh të bënin testet ADN. Ndërsa, siç shpjegon shefi i kësaj zyre në Bernë, Alexander Ott, është identifikuar edhe një fenomen tjetër në këtë drejtim: dokumentet që paraqiten nga azilkërkuesit janë origjinale por ndodh që nuk i takojnë personit që i ka paraqitur.
Testet e ADN-së në procedurën për bashkimin familjar janë lejuar që nga viti 2007 në raste të dyshimeve të bazuara për prejardhjen ose identitetin e familjarëve të huaj. Por, mocioni i bërë nga Darbellay kërkon që ky testim të bëhet i detyrueshëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë










