Lajme
Kërkohet zgjidhje e shpejtë për krizën energjetike
Kryeministri mbledh në takim drejtuesit e institucioneve përgjegjëse
Kriza energjetike, e cila mund ta kaplojë vendin tonë ka bërë që institucionet të alarmohen. Për mundësinë e tejkalimit të kësaj situate, kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, mblodhi në një takim pune ministrin e Mjedisit, Ferat Shala, atë të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe drejtorin menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, transmeton albinfo.ch.
Në njoftimin për media të qeverisë theksohet se bartësit e këtyre institucioneve u zotuan se do të përshpejtojnë të gjitha veprimet në fushëveprim të tyre për të adresuar dhe zgjidhur sa më shpejt të gjitha problemet, në mënyrë që pengesat pronësore dhe të ndërtimeve pa leje në terren, të mos vënë në rrezik prodhimin e energjisë elektrike.
“Pritet që qytetarët, të cilat kanë prona në atë pjesë, të bashkëpunojnë me KEK-un dhe institucionet shtetërore, për të hapur rrugë që vendi të mos vihet në rrezik rreth energjisë elektrike”, theksohet në njoftim. Kjo çështje do të diskutohet edhe në mbledhjen e nesërme të ekzekutivit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tërheqje produktesh në Zvicër Shitësi me pakicë i mobiljeve Ikea po tërheq disa llamba nga seria e tij Nymana: rrezik... -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës












