Futboll
Petkoviq kërkon të largohet nga Kombëtarja e Zvicrës
Bëhet e ditur se Vladimir Petkoviq dëshiron të largohet nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar të Zvicrës, vetëm pak muaj pas si e udhëzoi kombëtaren helvetike drejt ecurisë më të mirë në një turne të madh në Euro 2020, transmeton albinfo.ch.
Trajneri 57-vjeçar e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Zvicrës se dëshiron ta ndërpretë marrëveshjen me bashkëpunimin me të.
Ai ka marrëveshje me Zvicrën deri më 31 dhjetor të vitit 2022.
Arsyeja e kërkesës së tij për largim, sipas gazetës së përditshme zviceran Blick, është synimi për ta vazhduar karrierën në nivel klubi, përcjell albinfo.ch.
Blick raporton se Petkovic ka arritur marrëveshje trivjeçare me klubin francez Bordeaux tashmë.
Trajneri boshnjak është pjesë e Zvicrës që shtatë vjet dhe në Euro 2020 këtë verë e korri suksesin më të madh me Zvicrën, duke e dërguar atë në çerekfinale të një turne të madh për herë të parë në historinë e kombëtares, po ashtu falë shkëlqimin të dyshes shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Vinicio Fioranelli, një mik dhe menaxher i Petkovicit për shumë vite, ka konfirmuar për Blick: “Po, është e vërtetë që Vladimir Petkovic ka kërkuar të largohet”.
Petkovic kishte lënë buzë largimit nga Zvicra edhe para Euro 2020, sipas Blick, por bisedimet me Fenerbahce, Zenit St. Petersburg apo Rusinë kishin dështuar.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë













