Lajme
Kerry inkurajon Beogradin për bisedime me Kosovën
Sekretari amerikan i Shtetit, Jon Kerry i ka dhënë mbështetje kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për siç ka thënë ai “formimin e Serbisë së re”
Sekretari amerikan i Shtetit, Jon Kerry ka inkurajuar edhe lidershipin serb në Beograd për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ndërsa i ka dhënë mbështetje kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për siç ka thënë ai “formimin e Serbisë së re”.
“Po ju uroj, sepse ju po e çoni Serbinë në një rrugë të rëndësishme…të një Serbie të re dhe në rrugën Evropiane”, ka thënë Kerry. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që Vuçiq është i gatshëm për dialog me Kosovën.
Sekretari amerikan ka përshëndetur iniciativën e kryeministrit Serb për hyrjen në dialog me Qeverinë e Kosovës në mënyrë që e kaluara të mbetet në të kaluarën, raporton B92, transmeton lajmi.net
“Me anë të atij dialogu e kaluara duhet të lihet në të kaluarën dhe duhet ndihmuar që të definohet e ardhmja më e mirë për të gjithë njerëzit që jetojnë atje”, ka thënë Kerry, i cili edhe në Beograd ka folur për interesin e përbashkët në luftën kundër ekstremizmit.
“Kemi detyrë dhe përgjegjësi që të punojmë në mbrojtjen e vendeve tona, të bashkëpunojmë për paqe dhe të luftojmë për stabilitet dhe të ardhme demokratike të regjionit”, ka treguar Kerry.
Ndërkaq kryeministri serb, Vuçiq ka thënë se ai u është mirënjohës SHBA-ve që mbështesin Serbinë në rrugën e saj drejt Evropës.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen amerikane që i jep Serbisë në rrugën drejt Evropës dhe i falënderojmë për të gjitha raportet bilaterale të cilat po i përmirësojmë çdo ditë e më tepër”, ka thënë Vuçiq, duke deklaruar se ai personalisht dhe Serbia po lufton për të ardhmen stabile të rajonit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau











