Kosova
KESCO: Vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura më të larta se 100 euro
Kompania për furnizim me energji elektrike KESCO, përmes një postimi në Facebook ka thënë se 400 mijë konsumatorëve deri tani u janë lexuar njehsorët dhe 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€.
“Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër”, thuhet në njoftim. “Ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje”.
Sipas KESCO-s, ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit.
Ditëve të fundit qytetarët janë ankuar se kanë pasur dyfishim deri në trefishim të faturave të energjisë elektrike.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











