Tematike
Këshilli Federal po përgatitet për një Zvicër me 10 milionë banorë
Për t`iu përgjigjur rritjes së popullatës, Qeveria e Zvicrës po zhvillon skenarë të ndryshëm që të jetë në gjendje të furnizojë 10 milionë banorë.
Dhjetë milionë banorë? Kjo duket shumë e pabesueshme – për shumë veta është madje shifër e lartë. Por Enti Federal i Statistikave pret që Zvicra të ketë 10.2 milionë banorë deri në vitin 2045, transmeton albinfo.ch. Meqenëse tashmë po i afrohemi numrit prej 9 milionë banorësh, sipas deputetes së GLP-së Judith Bellaiche, qeveria e shtetit nuk mund ta injorojë këtë zhvillim.
Për këtë arsye ajo i ka paraqitur një propozim Këshillit Federal ku i bën thirrje që të projektojë një pamje të Zvicrës së ardhshme prej 10 milionë banorësh.
Në të, ajo i bën thirrje Këshillit Federal të zhvillojë masa konkrete dhe “të zhvillojë një vizion pozitiv për një Zvicër 10 milionëshe”, shkruan 20minuten.ch. Në fund të fundit, një Zvicër prej 10 milionë bamorësh do të ishte problematike vetëm nëse nuk do të planifikonim paraprakisht faktorët si hapësira e jetesës, kapacitetet e transportit, kujdesi shëndetësor, sigurimi i pleqërisë apo arsimimi.
Qeveria e shtetit tani i është përgjigjur kërkesës si më poshtë: “Këshilli Federal do të marrë parasysh shqetësimin e postulantit në kontekstin e mesazhit për planifikimin legjislativ 2023-2027”, transmeton albinfo.ch. Kështu, Këshilli Federal synon të përgatitet për sfidat e Zvicrës 10 milionëshe.
Deputetja në fjalë ka përshëndetur përgjigjen e Këshillit Federal për “Blick”. Edhe nëse një skenar i tillë duket i pamundur, veçanërisht duke pasur parasysh rënien e lindjeve, vendi duhet të përgatitet për të.
Përveç kësaj, mbetet për t’u parë se si Zvicra synon të përballet me emigracionin në të ardhmen. Sepse sipas sondazhit të fundit, 62 për qind e njerëzve në Zvicër duan të kufizojnë më shumë emigracionin.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, si dhe kundërpërgjigjet e menjëhershme iraniane, e kanë futur... -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua













