Kosova
Kështu do të verifikohen kandidatët për deputetë
Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se do të kërkojnë nga institucionet kompetente që të bëjnë verifikimet e nevojshme sa u përket kandidatëve për deputetë.
Ai ka thënë se kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’ua dërgojnë emrat që janë të dënuar në 3 vjetgët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë me një ose më shumë vjet burgim efektiv.
“Me qëllim të zbatimit të 30 të Ligjit nr. 08/L-228 për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë nga institucionet kompetente të bëjnë verifikimet e nevojshme për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje”.
“Në këtë nen, parashihet se nuk mund të certifikohet si kandidat një person i cili është dënuar në tri (3) vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv, andaj me qëllim të verifikimit kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”, ka thënë Elezi të hënën në një konferencë për media.
Ai ka bërë të ditur se KQZ-ja ka një kërkesë edhe nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Gjithashtu, ky nen specifikon që kandidat nuk mund të certifikohet një person i cili është zyrtar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja; ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it. Prandaj, kemi kërkuar nga PZAP-i të bëjë verifikimet në raport me këto kufizime ligjore.”
Elezi ka shtuar se KQZ-ja do të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që të verifikojnë që kandidatët për deputetë nuk janë funksionarë me status të veçantë në bazë të Ligjit për zyrtarë publikë apo anëtarë të shërbimit të jashtëm dhe përfaqësuese diplomatikë.
“Neni 30 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme parasheh se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është funksionar me status të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për zyrtarët publikë apo anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomati. Për të bërë verifikimet e nevojshme edhe për këto kufizime ligjore, ne do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”.
Ndërsa vetë KQZ-ja do të verifikojë që kandidatët nuk janë kryesues apo anëtarë të KQZ-së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti










