Kosova
Kështu duket Ambasada e re e SHBA-së në Prishtinë
Në ora 18:00 do të përurohet ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë
Me rastin e 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, sot Garda Ceremoniale e FSK-së do ta bëjë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit, Bill Clinton.
Aktiviteti organizohet nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe pritët të fillojë në ora 11:00.
Ndërsa në ora 18:00 do të përurohet ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. Gjatë përurimit do të organizohet edhe pritje për nder të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.
Në mbrëmje rreth orës 21:00, për nder të kësaj dite, pritet të organizohet koncert me orkestrën e Montclair State University nga New Jersey, të prirë nga Merita Halili dhe Raif Hyseni, përcjell albinfo.ch.
Koncerti do të organizohet në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, e ka uruar popullin dhe shtetin amerikan.
“Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, iu përcjellë urimet më të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan. ShBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë. Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes. ShBA, si mishërim i prosperitetit, është shembull që Kosova me krenari e ndjekë, pa u lëkundur”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar popullin amerikan për ditën e kombit të tyre.
“Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë!”, ka shkruar Thaçi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë -
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit















