Lajme
Kështu duket fotografia zyrtare e Këshillit Federal për vitin 2026
Fotografia zyrtare e Këshillit Federal zviceran për vitin 2026 është realizuar këtë herë në një mënyrë krejtësisht të veçantë. Me iniciativë të presidentit të Konfederatës për vitin 2026, Guy Parmelin, projekti i fotografimit iu besua studentëve të Shkollës Profesionale të Vevey-t.
Ajo që e bën këtë fotografi unike është fakti se, përveç shtatë anëtarëve të Këshillit Federal dhe kancelarit federal, në imazh shfaqen edhe vetë studentët që realizuan fotografinë.
Sipas njoftimit të Kancelarisë Federale, katër fotografë të rinj: Nathan Bugniet, Eileen Fraefel, Samantha Keller dhe Léo Margueron, të cilët u përzgjodhën nga klasa të ndryshme për të kontribuar me aftësitë e tyre individuale. Ata u mbështetën gjatë gjithë procesit nga mësimdhënësit e tyre, si në koncept, ashtu edhe në realizim.
Fotografia u shkrep në “Salon de la Présidence”, sallonin barok të audiencave pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit Federal. Rezultati përshkruhet si një “portret autentik i Këshillit Federal”, i cili, përmes përfshirjes së studentëve në të njëjtin imazh, synon të tregojë në mënyrë transparente procesin krijues dhe punën pas kamerës.
Ky projekt konsiderohet si një sinjal i qartë i mbështetjes së të rinjve dhe talenteve të reja në Zvicër, duke i dhënë fotografisë zyrtare të vitit 2026 një frymë moderne dhe përfshirëse.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










