Lajme
Kështu u shënua Viti i Ri 2022 në disa vende të Evropës
Shtetet e botës shënuan ardhjen e vitit 2022. Festimet u zhvilluan në Evropë, ku me gjithë motin jashtëzakonisht të butë, shumë festa të mëdha dhe shfaqje fishekzjarrësh u anuluan, për shembull, në Londër dhe Paris, ose u zvogëluan, si në Madrid.
Thuhet se në Berlin nuk pati asnjë shfaqje të madhe fishekzjarrësh në Portën e Brandenburgut dhe asnjë festë me qindra-mijëra njerëz.
https://www.youtube.com/watch?v=GKbYTSHh32M
Nërkohë në Romë, policia italiane mbylli disa zona në qendër të qytetit pasi, fishekzjarrët u hodhën mbi kalimtarët pranë stacionit të metrosë Colosseum, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA, duke shtuar se fillimisht nuk u raportua për të lënduar.
Franca e priti vitin me masa të rrepta Covid-19. Fishekzjarrët tradicionale të Vitit të Ri në Harkun e Triumfit në Paris u anuluan, ndërsa dollija me verë në Champs-Élysées nuk u lejua.
Në Paris dhe në shumë pjesë të vendit, alkooli u ndalua në rrugë rreth fundit të vitit.
Megjithatë, një turmë e madhe u mblodh në Champs-Élysées. Vetëm disa fishekzjarrësh shpërthyen në qiellin e Parisit pasi shitja e tyre ishte e ndaluar pothuajse kudo në Francë para natës së Vitit të Ri.
Në një numër zonash, përfshirë Parisin, baret dhe restorantet duhej të mbylleshin në orën 2 të mëngjesit (0100 GMT) të shtunën.
Në Strasburg dhe zonën përreth, autoritetet vendosën një shtetrrethimi për personat e pashoqëruar nën moshën 16 vjeç për shkak të problemeve serioze në të kaluarën.
Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se më shumë se 95,000 oficerë policie dhe xhandarë u mobilizuan në natën e Vitit të Ri për të siguruar respektimin e rregullave.
Pavarësisht rritjes së shpejtë të numrit të infeksioneve me koronavirus, festa masive më tradicionale e Vitit të Ri në Spanjë u zhvillua sërish në Madrid pasi u anulua vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.
Rreth 7,000 njerëz e mirëpritën vitin e ri në sheshin Puerta del Sol të Madridit, ndonëse numri i pjesëmarrësve të lejuar u reduktua me rreth 60 për qind.
Ndryshe në kryeqytetin spanjoll nuk kishte kufizime të rëndësishme.
Në anën tjetër, miliona njerëz në Moskë festuan Vitin e Ri në temperatura të ulëta me fishekzjarrë në disa vende dhe pa kufizime të mëdha për koronavirusin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?












