Futboll
Kështu u vlerësua Xherdan Shaqiri
Liverpool ka vazhduar me fitore pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Huddeersfieldin me rezultat të thellë 5-0.
Vendasit kaluan herët në epërsi, pasi mesfushori Naby Keita realizoi golin e parë në këtë takim 15 sekonda pasi filloi ndeshja.
Për golin e dytë në këtë sfidë u përkujdes sulmuesi senegalez Sadio Mane pas asistimit nga Andrew Robertson në minutën e 23-të.
Kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim mes pjesëve, Liverpool gjeti edhe njëherë golin ku realizator ishte Mohamed Salah 3-0, shkruan zëri, përcjell albinfo.ch.
Sadio Mane (66) dhe Mohamed Salah (83), shënuan edhe nga një gol në pjesën e dytë për ta kompletuar fitoren e Liverpoolit 5-0.
Pas kësaj fitore Liverpool zë pozitën e parë në tabelë me 91 pikë të tubuara, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak.
Në ndeshjen e ardhshme Liverpool takohet me Newcastle United në udhëtim, ndërsa Huddersfield pret Manchester Untiedin.
Vlen të ceket se në këtë fitore të Liverpoolit nga banka rezervë u inkuadrua edhe ylli shqiptar Xherdan Shaqiri, që luajti nga minuta e 73-të.
Ai u vlerësua nga faqja ‘Sofascore’ me notën 7.1
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në














