Lajme
Këta janë dhjetë personat më të pasur në 2021-n
Bëhet e ditur se janë dhjetë sipërmarrës me asete mbi 100 miliardë dollarë dhe mbi 200 që kanë grumbulluar të paktën 10 miliardë pasuri, përcjell albinfo.ch.
Ndër të gjithë, spikat Elon Musk: themeluesi i Tesla-s e shtyn veten drejt majave që vetëm John D. Rockefeller kishte arritur në fillim të viteve 1900.
Musk e mbylli vitin 2021 me vlera të krahasueshme: 273.5 miliardë dollarë, 75% më shumë se në 2020-n, falë performancës së shkëlqyer të Tesla-s së tij në bursë. Në vendin e dytë – në distancë – është Jeff Bezos (194.2 miliardë), i cili e filloi vitin 2021 në krye, por u tejkalua nga Musk, sepse Amazon u rrit vetëm me 2% në vit.

Medalja e bronztë i shkon francezit Bernard Arnault. Pronari i gjigantit luksoz LVMH është i vetmi evropian në 10-shen e Bloomberg me asete prej 177.1 miliardë dollarësh, edhe falë investimeve të rëndësishme të bëra, si p.sh. si 15.8 miliardë dollarë të shpenzuar në fund të 2020-ës për bizhuteritë e Tiffany. Në renditjen e Forbes ka 44 njerëz të rinj të pasur, përfshirë Melinda Gates dhe dy bashkëthemeluesit e Moderna, kompania bioteknike që prodhoi vaksina kundër Covid. Ndër të tjerë emra në dhjetëshen më të pasur listohen edhe Bill Gates e Mark Zuckerberg.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?












