Kosova
Vazhdon largimi i qytetarëve nga Kosova drejt Perëndimit
Në vitin 2021 42 mijë e 728 qytetarë u larguan drejt vendeve të BE-së, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Shifrat e larta të qytetarëve të Kosovës, të cilët po e braktisin vendin për një jetë më të mirë në shtetet perëndimore vazhdojnë të bëhen shqetësuese. Ikja e tyre nga Kosova po rritet nga viti në vit, transmeton Albinfo.ch.
Derisa në vitin 2021 42 mijë e 728 qytetarë u larguan drejt vendeve të BE-së, këtë vit pritet që kjo shifër të jetë edhe më e lartë. Për sociologët, arsye kryesore të largimit janë papunësia dhe pagat e ulëta.
Drejtori për statistika të popullsisë në Agjenci të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka paralajmëruar se trendi i emigrimit është në rritje, kryesisht për shkak të gjendjes ekonomike.
“Edhe këtë vit sikur vitin e kaluar do të ketë emigrim të qytetarëve, ndoshta pak më shumë, sipas disa diskutimeve që i kemi pasur me institucionet ndërkombëtare. Por, ky trend do të vazhdojë edhe për një kohë, sepse vendet e fuqishme zhvillimore perëndimore po kanë nevojë për punëtorë. Nëse ndodh liberalizimi i vizave, a do të ketë emigrim edhe më të lartë? Nuk ka të dhëna të sakta, shtetet e ndryshme kanë pasur emigracion të ndryshëm, do kanë shkuar menjëherë pas liberalizimit, do pas një kohe. Besoj se kur do të bëhet liberalizimi i vizave do të ketë një dyndje në fillim për largim, por kanë me qenë të specifikuara se sa mund të qëndrojnë qytetarët në vendet perëndimore. E shohin atje, e sfidojnë veten atje, edhe ballafaqohen me realitetin, se disi tash është si ‘mollë e ndalur’, s’po munden me shkuar”, thekson ai për Kosovapress.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












