Lajme
Këto janë masat e reja anti-Covid në Gjermani
Ashpërsim i rregullave në Gjermani. Për të hyrë në restorante tani nevojitet test negativ për COVID ose dëshmia e injeksionit përforcues.
Dje, liderët gjerman u pajtuan që të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare si dhe që të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar, teksa varianti Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në mbarë vendin, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e shteteve gjermane, vendosën që të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjes, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe duke mbyllur klubet e natës.
Qytetarët gjermanë më herët ishte dashur që të dëshmojnë se janë të vaksinuar plotësisht në mënyrë që të mund të hynin në restorante dhe bare, por edhe në dyqane të tjera jothelbësore, teatro e kinema.
Vendimi i së premtes bën thirrje për rivendosjen e kësaj mase për restorantet dhe baret. Të gjithë personat që duan të hyjnë në këto lokale të gastronomisë tani duhet të dëshmojnë se e kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit ose të paraqesin një test negativ apo dëshmi se janë shëruar nga sëmundja COVID-19.
“Gjysma e popullatës do të marrë dozën përforcuese brenda disa ditësh” dhe ata do të mund të shkojnë në restorante pa treguar test negativ, u tha gazetarëve kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey. “Kjo është një nxitje shtesë për të marrë dozën përforcuese”, shtoi ajo.
Megjithatë, shteti lindor i Saxony-Anhalt nuk është pajtuar që të vendosë këtë masë sepse në këtë shtet shumica e rasteve janë me variantin Delta, ndërkaq përfaqësuesit e Bavarisë thanë se janë skeptikë për këtë masë.
Scholz dhe liderët e tjerë janë pajtuar që ta shkurtojnë kohën e karantinës dhe vetizolimit që aktualisht është deri në 14 ditë.
Njerëzit e imunizuar me dozën përforcuese nuk do të detyrohen që të izolohen pas kontaktit me ndonjë të infektuar. Kjo masë do të vlejë edhe për personat e vaksinuar me dy dozat apo që janë shëruar nga koronavirusi në tre muajt e fundit.
Ndërkaq, personat e tjerë do të duhet të futen në karantinë apo të vetizolohen për dhjetë ditë dhe nëse nuk kanë simptoma, mund ta shkurtojnë periudhën e izolimit në shtatë ditë, pasi të kenë dalë negativ në test për koronavirus.
“Këto janë rregulla strike, por janë pragmatike dhe kanë për qëllim që të lehtësojnë masat aktuale”, tha Scholz.
Të premten, Gjermania raportoi për 56,335 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq, autoritetet shëndetësore thanë se 44.3 për qind e rasteve në Gjermani javën e kaluar ishin me Omicron, shifër më e lartë krahasuar me një javë më parë kur 15.8 për qind e rasteve ishin me këtë variant.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos aeroplanë më të mëdhenj për të tejkaluar grevën në Lufthansa Linja ajrore zvicerane ka reaguar ndaj grevës së njoftuar të premten në Lufthansa. Ajo planifikon të... -
Anketa: Zvicra kundër shkurtimeve të mëtejshme fondeve të ndihmës për zhvillim -
Rënie e temperaturëve në Zvicër: Pas 23 gradëve vjen vala e të ftohtit -
Zvicra nuk po bën mjaftueshëm me masat për të luftuar ngrohjen globale -
Studiuesit zviceranë kanë frikë nga ndikimi i ndryshimeve klimatike në Liqenin e Konstancës









