Shkurt.ch
Këto janë pesë komunat më “kriminale” në Zvicër
Në një listë që ka bërë gazeta “Aargauer Zeitung” tregohet radhitja e komunave me përqindjen më të lartë të kriminalitetit, gjegjësisht me numrin më të madh të kallëzimeve penale për kokë banori. Listës i prin qyteti Frick i kantonit Aargau
1. Frick (AG)
Qyteti me shkallën më të lartë të kriminalitetit në Zvicër në vitin 2014, ka qenë qyteti Frick në kantonin Aargau. Ky qytet i ka prirë listës së palavdishme të qyteteve me imazh të keq edhe një vit më parë. Kriteri për një rangim të tillë është numri i kallëzimeve penale të bëra për 1000 banorë. Në vitin 2014 Frick kishte 572 të tilla në 1000 banorë.
Shkaqe për një gjendje të tillë janë afërsia me autostradën, që zakonisht e shton numrin e delikteve të vjedhjes por edhe gatishmëria më e theksuar e popullatës dhe policisë për të ushtruar kallëzime penale.
2. Allaman (VD)
Komuna Allaman në Kantonin Vaud ka merituar këtë vend në vitin 2014 me 424 kallëzimet penale të ushtruara në 1000 banorë. Por k numër duhet të merret me kujdes sepse e gjithë komuna ka gjithsej 413 banorë. Por këtë numër e ka shtuar fakti se në këtë komune ndodhet qendra e madhe tregtare “Littoral Centre”. Kjo e fundit ndjek në mënyrë konsekuente çdo vjedhje të karrocave të shitjes, vjedhjet e shitoreve ose të makinave të parkuara. Po ashtu afërsia e rrugës dhe autostradës është një lehtësim për ikjen e delinkuentëve.
3. Bourg-Saint-Pierre (VS)
Kjo komunë ka 412 kallëzime penale në 1000 banorë. Edhe ajo ka vetëm 200 banorë rezidentë por kallëzimet penale lidhen me afërsinë e kufirit dhe të autostradës. Imazhin kriminal të komunës e shton prania e madhe e korrierëve të drogës nga Italia.
4. Astano (TI)
Komuna e vogël nga kantoni Ticino ka vetëm 300 banorë dhe ndodhet drejtpërdrejt afër kufirit me Italinë. 333.3 kallëzime penale për 1000 banorë siç mund të merret me mend, nuk kanë të bëjnë me banorët e komunës por me numrin e madh të korrierëve të drogës dhe delinkuentëve të tjerë nga Italia. Ndërsa rruga kantonale e cila shpie edhe në Itali, i bie përmes lokalitetit Astana.
5. Zwischenbergen (VS)
Kjo komunë me vetëm 85 banorë ka bërë gjatë vitit 2014, 279 kallëzime në 1000 banorë! Afërsia e drejtpërdrejtë me kufirin dhe me autostradën E62 edhe këtë komunë e bën “interesante” për kriminelët e të gjitha llojeve. Numrin më të madh të kallëzimeve e përbëjnë ato që ushtrohen për tregti me narkotikë ndaj personave që ndalohen në kufi, para se të ikin në Itali.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












