Kosova
Këto janë të hyrat dhe shpenzimet e partive politike në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportet vjetore financiare të partive politike në Kosovë për vitin 2024.
Raporte të cilat sipas KQZ-së, janë audituar nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).
Bazuar në këtë raport, Lëvizja Vetëvendosje gjatë vitit 2024 ka pasur të hyra 2 milion e 337 mijë e 168 euro, ndërsa ka shpenzuar 1 milion e 805 mijë e 296 euro, transmeton albinfo.ch.
Për Partinë Demokratike të Kosovës në raport thuhet se të hyrat për vitin 2024 ishin 1 milion e 16 mijë e 978 euro, ndërsa, shpenzimet ishin 941 mijë e 266 euro.
Lidhja Demokratike e Kosovës thuhet se ka pasur të hyra në vlerë prej 643 mijë e 47 euro, derisa ka shpenzuar 594 mijë e 398 euro.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për vitin 2024 ka pasur të hyra në vlerë 314 mijë e 390 euro, derisa ka shpenzuar 50 mijë euro më shumë ose 365 mijë e 128 euro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












