Lajme
Vendet që konsumojnë më shumë birrë në botë
Kina vazhdon ta mbajë vendin e parë në botë për konsumimin e birrës. Nga ana tjetër, europianët ende valvisin flamurin si konsumuesit e saj më të mëdhenj për person, transmeton albinfo.ch.
Një nga shtetet që konsumon shumë birrë është edhe Republika Çeke, e cila është e njohur për prodhimin e birrës, përmendim këtu Pilsner, Urquell dhe Budvar, ka numrin më të madh të pijëtarëve për person, 143 litra, ndërsa në total 1.5 bilion.
Nga ana tjetër, Gjermania, e njohur për festivalin vjetor të birrës të quajtur “Oktoberfest”, rezultoi vite më parë me numrin më të madh të vizitorëve, duke konsumuar birrë më shumë se 6.3 milionë persona nga e gjitha bota. Ndërsa për kokë, ndodh që një person të pijë deri në 110 litra birrë.
Kina është vendi që konsumon më shumë birrë, në total 54 bilionë litra, ndërsa për person rezulton që të konsumojnë rreth 40 litra, për shkak të popullsisë së lartë, 1.35 bilion, transmeton albinfo.ch.
Në Britani konsumohet 4.3 bilionë litra birrë ndërsa për kokë 67 litra. Shtatë nga 10 vendet ku është vërejtur shitja më e madhe dhe më e shpejtë e birrave, përfshin në maksimum minoritetet apo vendet myslimane, si Arabia Saudite, Emiratat e Bashkuara, Indonezinë dhe Iranin, të paktën kështu ka cituar matësi, Euromonitor.
Konsumimi i birrës si pije joalkoolike ka marrë shtrirje të gjërë edhe në Iran, duke kapërcyer më tej edhe drejt Lindjes së Mesme.
Lista e 10 vendeve që konsumojnë më shumë birrë për kokë banori:
Republika Çeke: 143 litra për kokë (1.5 bilion litra si shtet)
Gjermania: 110 litra (8.9bn litra)
Austria: 108 litra (920m litra)
Estonia: 104 litra (135m litra)
Polonia: 100 litra (3.8bn litra)
Irlanda: 93 litres (430m litres)
Rumania: 90 litra (1.8bn litra)
Lituania: 89 litra (260m litra)
Kroacia: 82 litra (346 litra)
Belgjika: 81 litra (900m litra)
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër













