Lajme
Këto kantone zvicerane i kanë bërë maskat të detyrueshme në shkolla
Shkolla rifillon të hënën, me 10 gusht, në disa kantone të Zvicrës.
Maskat janë bërë të detyrueshme në shkollat e mesme dhe qendrat e arsimit profesional në kantonin perëndimor të Neuchâtel.
Neuchâtel ka ndjekur drejtimin e Luzernit dhe Gjenevës për të kërkuar maska në shkolla, megjithëse ndryshe nga Luzerni, këtu nxënësit nuk kanë pse të paguajnë për maskat e tyre.
Këshilltarja e kantonit Neuchâtel Monika Maire-Hefti ka thënë për Le Temps: “Vënia e një maske do të jetë e detyrueshme në shkolla, nëse nuk mund të respektohet distanca 1.5 metra”.
Në praktikë, Le Temps raporton se maska do të jetë e detyrueshme brenda të gjitha shkollave të mesme dhe qendrave profesionale në Neuchâtel pasi kriteret për mbajtje të distancës do të jenë të vështira për t’u përmbushur.
Kantoni ka porositur 120,000 maska për nxënësiët, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













