Tematike
Këto nacionalitete kryejnë më së shumti delikte trafiku në Zvicër
Me 24.7 promilë, ballkanasit janë dukshëm mbi kuotën e zviceranëve (15.7), por edhe më shumë mbi atë të gjermanëve që jetojnë në Zvicër (11,8)
Të dhënat e publikuara të martën nga Zyra Federale për Statistika (BFS) përmbajnë shifrat e përfshirjes në delikte, sipas prejardhjes nacionale të kryesve të tyre. Në këtë kontekst, janë dhënë edhe shifrat dhe përqindjet e delikteve në komunikacion, shkruan albinfo.ch.
Ajo që tregojnë statistikat është se të rinjtë bëjnë më shumë delikte në trafikun rrugor se ngasësit e moshuar. Po ashtu aty tregohet se disa nacionalitete janë të përfshira në masë mbiproporcionale në shkeljen e rregullave të trafikut se disa të tjera.
Në shënimet në fjalë janë përfshirë njerëzit me pasaporta të huaja që jetojnë në Zvicër.
Gjatë vitit 2018, për shkelje të ligjit për trafikun rrugor (SVG) janë dënuar 25.867 meshkuj zviceranë të moshës 18 deri 29 vjeçar, shkruan blick.ch. Sipas BFS, ata përbëjnë 15.7 promilë të të gjithë zviceranëve të kësaj moshe. D.m.th. 15,7 të rinj nga 1000 kanë shkelur ligjin në fjalë.
Ndërkaq moshatarët e tyre me prejardhje nga Iraku kanë rënë në kundërshtim me ligjin e përmendur në masën 44.3 promilë. Ata janë të parët në këtë listë.
Pas tyre në radhë vinë shtetasit turq, me 37.9 promilë, ata portugezë me 28 dhe, në vend të katërt në listë janë shtetasit e vendeve të ish-Jugosllavisë, me 24.7 promilë, transmeton albinfo.ch. Këto shifra dëshmojnë se të rinjtë nga vendet e përmendura (ku shqiptarët e të gjitha viseve përbëjnë së paku gjysmën) nuk janë në krye të listës së palavdishme, siç krijohet pershtypja nga publikimet në media. Perceptimi i tillë vjen nga fakti se komunitetet nga hapësira ish-jugosllave dhe përgjithësisht ajo ballkanike, përbëjnë numrin më të madh të të huajve në Zvicër.
Sidoqoftë, edhe me 24.7 promilë, ata janë dukshëm mbi kuotën e zviceranëve (15.7), por edhe më shumë mbi atë të gjermanëve që jetojnë në Zvicër (11,8).
Psikologu i komunikacionit Urs Gerhard nga Universiteti i Bazelit ka këtë sqarim rreth fenomenit të peërmendur. “Të rinjtë janë më të guximshëm. Ata u hyjnë rreziqeve më të mëdha. Dhe për këtë ka një arsye. Atyre u mungon përvoja. Ne sqarojmë shumë migrantë të rinj. Shpesh ndodh që ata kanë përjetuar luftën. Kështu, jeta për ta ka një vlerë më të ulët se te zviceranët. Këta të fundit janë rritur dhe edukuar me kohë në kushte sigurie”.
Eksperti e sheh edhe te shkalla e ulët e arsimimit njërin nga shkaktarët. “Për t`u ndier megjithatë si burrë, lind nevoja e imponimit me veturë”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











