albinfo.ch
E-Diaspora
“KF Dardania”, klub i fokusuar në rininë e diasporës shqiptare
Ishin të rinjtë ata që i dhanë shpirtin klubit, duke e kthyer atë nga një projekt të vogël, në diçka të madhe për diasporën shqiptare në Zvicër. Kësisoj qëllimi kryesor i klubit, u fokusua në rininë e diasporës shqiptare në Zvicër.
Në ambientet e Bankës UBS në St.Gallen, klubi i futbollit “KF Dardania” mbrëmjen e së hënës ka mbajtur një takim informues mbi të arriturat dhe funksionimin e deritashëm të klubit. Në këtë takimi janë nderuar të gjithë ata që kanë përkrahur të arriturat e deritanishme të klubit. Me këtë rast, i është ndarë mirënjohje “Goni Klub” për përkrahjen e dhënë klubit “Dardania”.
Në vitin 2012, “KF Dardania St. Gallen”, ishte projekt i vogël, projekt që ishte bërë mes shokësh. Ne që ishim më të vjetër, e patëm menduar që ta shfrytëzonim atë për vete, për aktivitete fizike, por, fillimi na solli diçka tjetër, interesimin e madh të të rinjve për tu angazhuar në klub, duke na bërë që të ndryshojmë qasjen, na detyroi ta udhëheqim atë seriozisht, tha në fjalën hyrëse presidenti i klubit Arsim Dautaj.
Duke treguar për rrugëtimin e klubit drejt sukseseve të arritura ndër vite, ai mes tjerash përmend kalimin nga liga e katërt në ligen e tretën, ligë në të cilën luan aktulisht klubi, “U futëm në ligën e katërt dhe ia dolëm. “KF Dardania” u ngjitë edhe një shkallë të madhe. Ishim bashkë kur filluam garën në ligën e tretë. I gjithë ky sukses ndodhi brenda një periudhe shumë të shkurtër”.
“KF Dardania St. Gallen”, sipas presidentit të klubit, ka prekur suksesin që për shumë klube të tjera një sukses i tillë ka qenë i paarritshëm. Ai për këtë ka bërë meritor të rinjtë e diasporës, “Falë të rinjve që iu bashkuan klubit tonë, ata i dhanë shpirtin klubit, duke e kthyer atë nga një projekt të vogël, në diçka të madhe për diasporën shqiptare në Zvicër. Kësisoj qëllimi kryesor i klubit tonë, u fokusua në rininë e diasporës shqiptare në Zvicër. Ata tash kanë një adresë, kanë një klub që është me rrënjë shqiptare. Në të, ata shprehin talentin e tyre, takohen e shoqërohen mes vete, e ruajnë identitetin e tyre dhe tregojnë shpirtin sportiv të popullit tonë”. Krahas angazhimit të rinisë shqiptare në “KF Dardania St. Gallen”, ka edhe talent tjerë që janë të nacionaliteteve tjera.
Klubi ndër vite nuk ka punuar vetëm në ngritjen e cilësinë se lojtarëve, por se gjatë periudhës së njëjtë ka punuar edhe në avancimin e përformancës së udhëheqësisë së klubit. “Lirisht mund të them se ky është një sukses tjetër i klubit. Jeni dëshmitar të funksionimit tonë, secili anëtarë në klub është në pozitën e duhur, prandaj kemi arritur ta bëjmë Dardaninë si familje. Do të vazhdojmë rrugën me moton tonë KF Dardania, një klub, një ekip” ka shtuar Dautaj. Në takimin informues rreth të arriturave të klubit, po ashtu kanë folur edhe trajneri, Hanspeter Wirth, si dhe shefi i financave të klubit Rizah Ramadani.
Në kuadër të aktiviteteve të klubit, vlen të përmendet turniri tashmë tradicional dimërorë i futbollit të vogël, i cili do të organizohet me datë 14 dhe 15 Janar në sallën Kreuzbleiche, në të cilin turnir do të këtë pjesëmarrës jo vetëm nga Zvicra, por edhe nga shtete tjera.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?






















