Lajme
KFOR: Forca Rezervë Turke dislokohet përkohësisht në Kosovë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se Forca Operative Rezervë nga Turqia ka mbërritur në Kosovë për një dislokim të përkohshëm.
Sipas njoftimit, të bërë në faqen zyrtare të KFOR-it në facebook, njësia turke ka marrë detyrat nga Batalioni Multinacional i Forcës Rezervë, në kuadër të planit të rrotacionit të organizuar nga Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Itali.
Siç bëhet e ditur, në muajt e ardhshëm, ky batalion do të veprojë përkrah njësive të tjera të KFOR-it dhe do të jetë i gatshëm të ndërhyjë në rast të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë në terren, shkruan albinfo.ch.
“Këto forcime rrisin fleksibilitetin operativ të KFOR-it dhe aftësinë për t’iu përgjigjur situatave të ndryshme të sigurisë,” thuhet në komunikatën e misionit të NATO-s.
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë -
Amerikë
Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit -
Gjermani
Në Berlin hapet ekspozita “28 Minuta”, sjell fotografi të rralla nga hyrja e KFOR-it në Kosovë -
Amerikë
Vlonjat Gashi diplomon doktor shkence në SHBA në fushën e gjenetikës
Jeta në Zvicër
-
Gjarpërinjtë helmues shqetësojnë Zvicrën, rrezikohet zhvendosja e kampit stërvitor Federata e Futbollit e Zvicrës po shqyrton masa shtesë sigurie pas raportimeve për praninë e gjarpërinjve... -
Bernë: Inovacioni, lidershipi dhe bashkëpunimi në fokus -
Fadil Muqolli: “Kam frikë se po e zbehim përgjegjësinë e autorëve të krimeve të kryera gjatë luftës me heshtjen tonë” -
Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën, Federata Zvicerane: Shqiponjat ishin për shqiptarët -
Ushtria zvicerane porosit artileri të re nga Gjermania













