Lajme
KFOR-i austriak dhe Dr.Karl Bauer dhuruan 18 karroca në Kosovë, për persona me aftësi të kufizuar
Ky donacion u realizua me bashkëpunëtorë të tjerë të KFOR-it austriak dhe mikun e shqiptarëve, austriakun Dr. Karl Bauer, i cili ishte iniciator i këtij projekti nga Austria, e që do të realizohet edhe në disa qendra të tjera të Kosovës.
Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak (CIMIC) i KFOR-it, përmes aktiviteteve dhe donacioneve të ndryshme po vazhdon të ndihmojë popullatën civile në Kosovë edhe në kohë pandemie, duke dëshmuar prezencën dhe ndihmën e vazhdueshme të tyre për të gjithë, pa dallime. Të hënën (29.03.21) CIMIC-u dhuroi donacionin e radhës, në shoqatën Handikos, në Shtime.
Kjo shoqatë tani do të kenë 18 karroca lëvizëse më shumë, të cilat do t’u dhurohen personave me aftësi të kufizuara që do të ndihmojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së tyre, transmeton albinfo.at.
Ky donacion u realizua me bashkëpunëtorë të tjerë të KFOR-it austriak dhe mikun e shqiptarëve, austriakun Dr. Karl Bauer, i cili ishte iniciator i këtij projekti nga Austria, e që do të realizohet edhe në disa qendra të tjera të Kosovës.
Me rastin e dorëzimit të këtij donacioni i pranishëm ishte edhe Shefi i LMT-së (Ekipi Monitorues për Mbikëqyrje) – rajoni Jug, kapiteni Josh Noble, i cili për Radio KFOR-in foli rreth këtij donacioni: “Përmes këtij projekti të CIMIC-ut, KFOR-i e dhuroi këtë donacion për të ndihmuar njerëzit me nevoja të veçanta dhe besoj që ky donacion do të ndihmojë ata që të lëvizin lirshëm dhe të jenë më të lumtur. KFOR-i do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve të Kosovës për të ndihmuar dhe për të zhvilluar edhe më shumë personat me nevoja të veçanta”.
Drejtori i Handikosit në Shtime, Tafë Fazliu, shprehu gjithashtu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për këtë donacion të KFOR-it, duke treguar se nga ky donacion do të përfitojnë anëtarët e shoqatës së tyre: “Nga KFOR-i austriak kemi pranuar një donacion që përfshinë 18 karroca të ndryshme, për persona me aftësi të kufizuara. Ky donacion do të ndihmojë këta persona të lëvizin lirshëm dhe janë mjete të domosdoshëm për këtë kategori. Falënderoj KFOR-in dhe ju jemi mirënjohës për këtë ndihmë. Por, personat më të lumtur sot, do të jenë personat që do të përfitojnë këtë ndihmë dhe familjet e tyre”.
CIMIC-u dhe KFOR-i përmes projekteve të shumta dhe ndihmës së pa kursyer dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj popullit të Kosovës, duke ndihmuar në forma të ndryshme për përmirësimin e mirëqenies së të gjithë qytetarëve në vend, pa dallim.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?












