Kosova
KFOR i dhuron pajisje Policisë së Kosovës për njësinë e Krim-teknikës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, priti sot komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario dhe komandantin e Regjimentit Karabinieri MSU (Multinational Specializated Unit) kolonelin Ruggiero Capodivento.
Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Rashit QALAJ, falënderoi komandantin e KFOR-it z. Lorenzo D’Addario si dhe komandantin e MSU-së për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës, qoftë me trajnime apo pajisje dhe aparatura të punës për njësi të ndryshme të PK-së.
Komandanti i KFOR-it tha se një nga detyrat e misionit të KFOR-it është edhe mbështetja e institucioneve të sigurisë, në veçanti për PK-në, e cila është bartësja kryesore e sigurisë në Kosovë. Policimi efektiv është bazë për siguri dhe PK-ja është shembull në këtë aspekt.
Policia e Kosovës me këtë rast ka pranuar një donacion të pajisjeve nga MSU – Karabinieri, të cilat do të shërbejnë për njësinë e Krim-teknikës (forenzikës) së Policisë së Kosovës. Këto pajisje do të rrisin edhe më tej nivelin e profesionalizmit të zyrtarëve të PK-së dhe do të ndihmojnë në kryerjen e detyrave me metoda më bashkëkohore, thuhet në njoftimin për media në lidhje me këtë takim.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen... -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër

















