Kosova
Nuk ka ushtarë zviceranë të lënduar: Zvicra bën thirrje për qetësi në Veri të Kosovës
Trupat e KFOR-it janë të përkushtuara për paqen dhe sigurinë në rajon. Çdo akt provokimi duhet të shmanget nga të gjithë të përfshirët
Të paktën 24 ushtarë janë plagosur në përleshjet mes serbëve militantë dhe forcave të sigurisë së KFOR-it të hënën – mes tyre nuk ka ushtarë zviceranë, transmeton albinfo.ch.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës (EDA) ka dënuar me shprehjen më të ashpër sulmet ndaj ushtarëve të forcës mbrojtëse të Kosovës KFOR në veri të Kosovës. Përveç kësaj, EDA ka bërë thirrje për kthimin e qetësisë në rajon.
Trupat e KFOR-it janë të përkushtuara për paqen dhe sigurinë në rajon, thuhet në një postim në Twitter, të bërë nga EDA. Çdo akt provokimi duhet të shmanget nga të gjithë ata që janë të përfshirë.
KFOR-i u formua në vitin 1999 pas përfundimit të Luftës së Kosovës si një formacion ushtarak shumëkombësh. Trupat, në të cilat ushtria zvicerane është e përfshirë me Swisscoy, janë nën drejtimin e NATO-s.
Nuk ka pjesëtarë të lënduar të Swisscoy
Nga ana tjetër, Departamenti Federal i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS) njoftoi se asnjë pjesëtar i Swisscoy nuk ishte në vendin ku ndodhën trazirat, përcjell albinfo.ch. Qendra e kompetencës së ushtrisë zvicerane për ndërtimin e paqes ndërkombëtare (Swissint), Swisscoy dhe KFOR kanë vëzhguar situatën në terren. Siguria e pjesëtarëve të Swisscoy ka përparësi.
Ushtarët zviceranë janë të angazhuar në shërbimin mjekësor, në logjistikë etj. por jo në shuarjen e protestave. Ata janë të stacionuar, veç tjerash, edhe në veri të vendit. Në rast sulmi të drejtpërdrejtë, ushtarët e Swisscoy-t kanë të drejtë për vetëmbrojtje.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












