Lajme
KFOR-i do të reagoj në mënyrë më të vendosur duke përdorur armët e nevojshme
Admirali i NATO në Napoli, Samuel Locklear, gjatë vizitës në Kosovë, e ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it nga grupet kriminale serbe në veri dhe bëri thirrje për zgjidhje politike të problemit atje.
“Opinioni im është se zgjidhje në veri mund të bëhet më së miri përmes dialogut politik. Ajo çfarë trupat e KFOR-it po mundohen të bëjnë është që të mbajnë situatën e qetë në mënyrë që të mundësohet dialogu politik”,ka theksuar admirali Samuel Locklear
Edhe komandanti i KFOR-it Erhard Drews, thorë se zgjidhja e problemit në veri duhet të bëhet përmes dialogut politik.
“ Nëse edhe një herë konfrontohemi me një shkallë të tillë të dhunës duke përdorrë armë kundër ajrore, bomba e madje edhe koktej molotov ndaj ushtarëve tanë, atëherë KFOR-i do të reagoj në mënyrë edhe më të vendosur duke përdorur armët e nevojshme për të parandaluar viktimat e radhës”, ka thënë Erhard Drews, Komandant i KFOR-it.
Admirali Samuel Locklear, ka thënë se roli i KFOR-it është që të mbështet EULEX-i që të ushtroj sundimin e ligjit në çdo pjesë të Kosovës.
Izolimi i popullatës me barikada duke privuar ata nga shpërbimet elementare publike, sipas tij nënkupton embargo ndaj tyre.
Gjatë sulmit janë plagosur 4 ushtarë të KFOR-it, nga bombat e dorës, përdorimi i koktej molotovit ka shkaktuar djegjen e disa ushtarëve të tjerë, ndërsa 5 ushtarë janë hospitalizuar në Prizren.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit










