Kosova
KFOR-i, një Krishtlindje në kushte pandemie
Me gjithë pandeminë, misioni i udhëhequr nga NATO-ja mbetet i pandryshuar: Të ruajë sigurinë në Kosovë siç ka bërë prej mëse dy dekadash
Për KFOR-in në Kosovë, pandemia e koronavirusit ka ndryshuar plotësisht operacionet dhe festimet e Krishtlindjeve.
Por me gjithë pandeminë, misioni i udhëhequr nga NATO-ja mbetet i pandryshuar: Të ruajë sigurinë në Kosovë siç ka bërë prej mëse dy dekadash, shkruan VOA.
Në kushtet e pandemisë, forca për Kosovën e udhëhequr nga NATO-ja ka vendosur disiplinë më të rreptë higjiene në shtabin e saj në Prishtinë, i cili ndodhet pothuajse nën izolim. Të gjithë mbajnë maska dhe tregohen shumë të kujdesshëm për të ruajtur distancimin fizik me banorët.
Togeri amerikan Parker Mooney është nga Portland i Oregonit.
“Pa dyshim është një situatë e veçantë. Nuk prisja t’i kaloja Krishtlindjet në Kosovë, por ka qenë vërtet e këndshme për mua. Më ka marrë malli për familjen”, tha togeri 25-vjeçari ndërsa patrullonte në Prishtinë.
Me rastin e Krishtlindjeve u mbajt një shërbesë kishtare me një numër të kufizuar ushtarakësh, por jo festimet e zakonshme më të mëdha.
Luigi Rizzo është rreshter 45-vjeçar nga Roma.
“Kam një fëmijë të vogël, i cili po më pret me gruan time në shtëpi. U uroj atyre Gëzuar Krishtlindjet, familjes sime që më mbështet këtu dhe shfrytëzoj rastin t’i uroj edhe Kosovës, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri që do të vijë me vaksinimin, zgjidhjen e këtij problemi”, tha ai.
Ndërsa Borut Zupevc, është reshter i kontigjentit slloven të KFOR-it:
“Më duket pak e çuditshme që nuk jam në shtëpi me familjen, por gjithsesi kam këtu familjen time, do të thosha, të dytë, që janë miqtë e mi të ekipit,” thotë ai.
Misioni paqeruajtës i KFOR-it me rreth 3,300 trupa nga 27 vende udhëhiqet nga NATO-ja që nga mbarimi i luftës në qershor 1999.
E-Diaspora
-
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim










