Kosova
KFOR-i shton patrullimet në veri, bisedon me të gjitha palët për arritjen e marrëveshjes
KFOR-i gjithashtu ka zhvilluar bisedime, me të gjitha palët e përfshira, për ndërprerjen e protestave në veri të Kosovës
KFOR-i ka njoftuar se ka marrë hapa të mëtutjeshëm në terren, duke i shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet e protestuesve serbë dhe ka vendosur njësitet e veta edhe në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin që ka.
Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori, Franco Federici, ka njoftuar se masat e marra, që janë biseduar paraprakisht me institucionet e Kosovës dhe kryetarët e komunave veriore, kanë qëllim deeskalimin e shpejt të situatës.
“KFOR-i ka marrë hapa të mëtutjeshëm në terren, duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet dhe duke vendosur njësitë e veta edhe në pikat e kalimit kufitar në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999. KFOR-i gjithashtu ka zhvilluar bisedime, me të gjitha palët e përfshira, për ndërprerjen e protestave në veri të Kosovës. Masat e marra, më herët të diskutuara nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore, kanë për qëllim favorizimin e një deeskalimi të shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë Federici, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false
Jeta në Zvicër
-
Si përballen banorët e huaj në Zvicër me më shumë vështirësi sesa zviceranët Shumë shtetas të huaj në Zvicër, qoftë nga lindja apo prejardhja, nuk kanë të njëjtin standard... -
Iniciativat popullore: A janë 100,000 nënshkrime shumë pak? -
Deri në 250 franga gjobë për hedhjen pa kujdes të mbeturinave -
Nga 1 gushti, Swiss rifillon fluturimet për në Tel Aviv -
Më 1 gusht Zvicra do të fillojë natyralizimin e dixhitalizuar









