Kosova
KFOR: Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundimin e ligjit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve që u bënë në veri një ditë më parë.
Duke bërë thirrje për përmbajtje, KFOR-i dha sqarime pse nuk u reagua në kohën kur gazetarët sulmoheshin nga huliganët në veri.
“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
KFOR-i thotë se është reaguesi i tretë, e se Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën.
Misioni ka bërë të ditur tutje se komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së dhe komunitetit diplomatik, shkruan koha.net.
Gazetarët kanë qenë cak i sulmeve nga grupet e protestuesve serbë në Leposaviq të premten.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












