Lajme
“Kino Kosova”: 5 ditë me filma shqip në Bernë
Publiku shqiptar dhe zviceran nga 11 deri më 15 shtator ka mundësinë të jetë pjesë e programit të begatë të festivalit me gjithsesj 31 filma
Mbrëmë, më 11 shtator 2024, me një atmosferë artdashëse dhe shumë entuziaste me sallën përplot në Qendrën Kulturore “PROGR” në Bernë filloi Festivali i Filmit “Kino Kosova”. Publiku shqiptar dhe zviceran nga 11 deri më 15 shtator ka mundësinë të jetë pjesë e programit të begatë të festivalit.
Me filmin “Përsiatje”, festivali i filmit “Kino Kosova”, publikun në Bernë synon ta fusë në mendime e reflektim të thellë mbi të kaluarën, shkruan albinfo.ch nga Berna. Lufta është në fokus të kësaj narrative. (Kuptimi i fjalës “Përsiatje”– Të menduarit thellë...).
Festivali u hap me ekspozitën “Known/Unknown Worlds” me punime të dy artisteve nga Kosova: Blerta Hashani dhe Lumturie Krasniqi. Programi vazhdoi me fjalimin përshëndetës të drejtorit të Festivalit “Kino Kosova”, Sabahat Meta së bashku me bashkëpunëtorët e këtij festivali.
Duke eksploruar botën e filmit, prezantohet dehe fuqia e roli i festivaleve të filmit në shoqëritë e pasluftës.
Në edicionin e pestë të festivalit, mysafir është Festivali i njohur i Filmit në Sarajevë me të cilin do të shqyrtohen të përbashkëtat e vendit dhe të kinematografisë së Bosnjës me atë të Kosovës.
Kjo ngjarje shërben si platformë për nxitjen e lidhjes së veçantë midis Zvicrës dhe Kosovës ku trajtohen aspekte të ndryshme të jetës në shoqërinë kosovare dhe evropiane, me tema si migracioni, gjinia, vizat dhe ligjet, shpresat dhe betejat.

Festivali bashkëpunon me Festivalin e Filmit në Sarajevë dhe Shoqatën e Kineastëve në Bosnjë-Hercegovinë. Në program përfshihet edhe një program i veçantë me filma të shkurtër zviceranë si rrjedhojë e bashkëpunimit me festivalin e filmit të shkurtër “Kurzfilmtage Winterthur”.
Filmi i shkurtë “A short trip” nga Erenik Beqiri, “And the Wind Weeps” nga Aulona Selmani, filmi dokumentar “Afterwar” nga Birgitte Staermose, “Hana e re” nga Jehona Berisha, “Bota jonë” nga Luana Bajrami, janë vetëm disa nga filmat që do të shfaqen në festival. Aty janë edhe filmat: “Heshtja e sirenave” i Gazmend Nelës, “The future is better comrade” i Blerta Haziraj, “Nostromo” i Fisnik Maxville.
Shtatë filma janë në programin “Close-up: Bosnia and Herzegovina” me filma nga Sarajeva.
Kjo përzgjedhje ofron një dritare në realitetin kompleks të vendit, duke trajtuar tema të tilla si përdhunimet gjatë luftës, mosha madhore, rolet gjinore dhe betejat për të mbijetuar në kushte të vështira ekonomike.

Programi special sjell edhe 2 filma të shkurtër nga Zvicra, të udhëhequr nga John Canciani, drejtor artistik i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Winterthur. Këto shfaqje synojnë të rrisin shkëmbimin ndërkulturor ndërmjet artistëve nga Kosova, Zvicra dhe Bosnjë-Hercegovina, duke theksuar fuqinë transformuese të filmave të shkurtër.
Në këtë edicion do të shfaqen gjithsej 31 filma.
Panelet e diskutimit janë tjetër segment i festivalit. Një prej temave do të jetë “Fuqia e transformimit të festivaleve të filmit në shoqëritë e pasluftës”.
Muzika kësaj here në festival jehon me kantautotoren Linda Rukaj dhe kuartetin e saj.
Ky edicion u dedikohet filmbërësve të patrembur dhe që shtyjnë kufijtë nga skena e filmit të pavarur, duke treguar një përzgjedhje të zgjedhur me dorë të filmave që provokojnë mendime dhe vizualisht mahnitës që të gjithë kanë gjetur një mënyrë shumë unike dhe novatore për të treguar historitë e tyre.
Festivali Kino Kosova gëzon edhe përkrahjen e qeverisë zvicerane dhe hapja e tij është nderuar me prezencën e kryetarit të qytetit të Bernës. I pranishëm ishte edhe kori diplomatik shqiptar në Zvicër, ambasadori i Kosovës në Zvicër Mentor Latifi, diplomatja kosovare Shukrije Ramadani dhe shumë dashamirës të filmit.




Linku me programin e festivalit: Kino Kosova, 11.–15.9.2024
(Foto: Albinfo.ch/Eva Bourgknecht)
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen

















