Lajme
Cila është grupmosha më e prekur me koronavirus në Kosovë
Kosova sot ka shënuar rekord të rasteve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3 mijë e 206 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, përcjell Albinfo.ch.
MSH ka publikuar edhe grupmoshën e personave të infektuar, ku vërehet se grupmosha më e prekur nga virusi është ajo 10 – 19 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara 1,012.
Pastaj, grupmosha 40 – 49 vjeç, 515 raste. Grupmosha 30 – 39 vjeç, 500 raste. Grupmosha 20 – 29 vjeç, gjithsej raste 369. Grupmosha 50 – 59 vjeç, gjithsej 308 raste. Grupmosha 60 – 69 vjeç, 205 raste. Grupmosha deri 0 deri në 9 vjeç, 181 raste.
Grupmosha 70 -79, 75 raste dhe grupmosha 80+, 31 raste të konfirmuara.
Në total numri i rasteve aktive është 15.247.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.
Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat anti-COVID, ku pas orës 22:00 në të gjithë vendin vlen ora policore.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












