Lajme
Lopa e shitur 5 milionë euro, për këtë arsye
Libri i Rekordeve Guinness mbledh arritje të shumta interesante në një vend. Tani një lopë ka hyrë në atë listë, përcjell albinfo.ch.
Viatina-19, lopa e racës Nelore nga Brazili, është bërë lopa më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, shkruan “Economic Times”.
Lopët e racës Nelore kanë mish të cilësisë së lartë dhe shquhen për shijen e jashtëzakonshme.
“Njohja e Viatina-19 tonë të dashur nga Libri Guinness nuk është vetëm arritje personale, por edhe moment historik i jashtëzakonshëm në historinë e racës Nelore dhe përmirësimin gjenetik në tërësi”, ka thënë seleksionuesi Agropecuaria Napemo.
Kjo lopë theu Rekordin Botëror Guinness, pasi u shit për rreth 5 milionë euro.
Lopa Nelore karakterizohet nga ngjyra e bardhë, lëkura e butë dhe një gungë në shpinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë Këshilli ekzekutiv i kantonit të Bernës është i përgatitur të përmendë në mënyrë të qartë feminicidin... -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore













