Lajme
Klinika Infektive në Kosovë sërish drejt mbingarkesës
Nga rreth 120 shtretër sa ka Klinika Infektive në QKUK, vetëm 30 kanë mbetur të lirë.
Kjo, pasi që deri më tani, 90 pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë duke u trajtuar në këtë klinikë, 55 prej të cilëve me oksigjenoterapi, raporton koha, përcjell Albinfo.ch.
E në klinika të tjera dhe në spitale regjionale në tërë Kosovën, 152 pacientë të konfirmuar me virus janë duke marrë trajtim spitalor, prej të cilëve 4 janë në respiratorë.
Ndërkohë, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar dy vdekje nga Covid-19, një në Klinikën Infektive dhe një në Spitalin e Pejës. Gjatë kësaj periudhe sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në laboratorin e tyre e në ato private janë testuar 1 mijë e 56 mostra, prej të cilave 166 kanë rezultuar pozitive. Me këtë, totali ka shkuar në mbi 17 mijë e 700 raste, prej të cilëve mbi 15 mijë persona kanë arritur të shërohen.
Kosova këtë javë sërish u përball me ngritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Që nga e hëna e deri këtë të shtunë, 1 mijë e 3 persona janë konfirmuar me Covid-19, e që 9 raste kanë përfunduar me fatalitet gjatë kësaj kohe.
Me një valë tjetër të koronavirusit janë duke u përballur edhe shtetet e tjera të Evropës, të cilat janë vënë në alarm, pasi që numri i rasteve të infektimit me koronavirusin e ri është dyfishuar dhjetë ditëve të fundit, teksa disa shtete të pjesës jugore të kontinentit kanë raportuar shifrat më të larta ditore të rasteve gjatë kësaj jave. Në gjithë kontinentin janë raportuar më shumë se 200 mijë raste ditore të infeksionit për të parën herë që nga shpërthimi i pandemisë, në shifrën që ka tejkaluar bilancin njëzetekatërorësh nëpër Indi, Brazil dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova janë të lidhura nga miqësi e thellë, histori dhe vlera të përbashkëta Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në sallën komunale të... -
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova janë të lidhura nga miqësi e thellë, histori dhe vlera të përbashkëta Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në sallën komunale të... -
Më pak njerëz emigruan në Zvicër në vitin 2025 -
Zvicër: Tani parukierët kërkojnë pagesë për mosparaqitjet -
Studimi në Universitetin e Bernës: Kanceri i maceve mund të ndihmojë njerëzit -
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026














