Kosova
Dialogu Kosovë–Serbi kalon nën drejtimin e MPJD-së
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca, priti në takim njoftues Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Gjatë takimit, Konjufca e informoi Sorensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, teksa bëhet e ditur se në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm, transmeton albinfo.ch.
Konjufca deklaroi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s












