Futboll
Klopp, gati “të pushtojë” Europën!
Një mbret pa kurorë, të paktën në Europë, por edhe këtu shumë shpejt mund të vijë kurorëzimi. Në Anfield ajo që bëri Liverpooli kundër Barcelonës nuk ishte diçka e zankonshme. Ishte një 90-minutësh që do të mbetet në librat e historisë së futbollit. Një mbrëmje magjike, e denjë për një skuadër fenomenale dhe për një stadium mitik, siç është Anfield. Deri më tani ekipet e drejtuara nga Klopp njihen për lojë të bukur, dhuronin spektakël, por që në fund nuk arrinin dot të merrnin frytet e punës së tyre.
Tri finale të humbura, një me Borussia Dortmund më 2013-ën në Champions dhe një me Liverpoolin vitin e kaluar po në Ligën e Kampioneve dhe një tjetër në 2016-ën në Europa League, sërish në stolin e The Reds ndaj Sevillas. Dihet që në futboll janë trofetë ata që bëjnë diferencën dhe për këtë pjesë Klopp nuk ka mundur dot të festojë, por ndoshta tashmë ka ardhur momenti i shumëpritur për të parë gjermanin trimfues, shkruan ss, përcjell albinfo.ch.
Pas ndeshjes me Barcelonën padiskutim që meritë kanë të gjithë lojtarët për atë çka dhanë në fushë, por një meritë e madhe shkon edhe për Jurgen Klopp, i cili ia doli ta motivonte maksimalisht skuadrën për ta bërë të pamundurën të mundur. Një meritë që ia njeh edhe Mourinho. Portugezi shpesh me komentet e tij nuk ka qënë edhe aq dashamirës ndaj gjermanit, por pas ndeshjes me të drejtë ish-trajneri i Manchester United suksesin e Liverpulit ia adresoi vetëm një njeriu, Kloppit. Portugezi e cilësoi sfidën si diçka që s’kishte të bënte më taktikën, apo filozofinë, por me shpirtin e garës, forcën e grupit.
Tanimë mbetet për t’u parë nëse në Madrid kjo skuadër do të pushtojë Europën.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në














