Futboll
Klopp: Shaqiri është në gjendje të shkëlqyer, po nuk po luan mjaftueshëm
Trajneri i ekipit të Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri ka një gjendje të shkëlqyer fizike, por që nuk po luan mjaftueshëm.
Këto deklarata erdhën në fillim të sezonit, ku në një lojë Shaqiri luaji vetëm 11 minuta.
Klopp tregon: “Fillimi i sezonit është i njëjtë çdo vit. Kështu duhet të jetë. Sepse nëse të gjithë ata luajnë, mund të goditen nga lëndimet në stërvitje dhe kjo është gjëja e fundit që do ta dëshironit”.
Sipas trajnerit gjerman, shumë lojtarë presin të luajnë në këtë sezonë pasi që fatmirësisht Liverpool nuk përballet me ndonjë lojtar të lënduar.
“Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, edhe pse është në gjendje të shkëlqyer fizike. Adam Lallana nuk po luan mjaftueshëm. DejaN Lovren nuk luan mjaftueshëm, po ashtu. Dhe disa të tjerë mund ta thonë të njëjtën, po ashtu”, ka thënë Klopp, raporton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












