Kosova
Koalicioni qeverisës po pret votat e Vetëvendosjes për demarkacionin
Sipas Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pozita është duke pritur reflektim nga opozitarët dhe, sipas tij, ka shenja pozitive
Kosova akoma s’e ka caktuar datën për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pozita është duke pritur reflektim nga opozitarët dhe, sipas tij, ka shenja pozitive.
Ai thotë se për votim të kësaj marrëveshjeje duhet konsensus dhe koalicionit i duhen edhe disa vota.
“Nuk është koha që të na ikin trenat, historikisht kemi humbur shumë mundësi, andaj mendoj se jemi në rrugë të mbarë drejt integrimit evropian. Një vendimmarrje më e shpejtë do t’i kishte bërë mirë Kosovës dhe qytetarëve në mënyrë që vendimmarrja në BE të bëhet për liberalizimin e vizave, ndonëse jam shumë sigurt se kjo do të arrihet. Presim reflektim edhe nga kolegët opozitarë”, ka thënë Veseli, shkruan RTK.
I pyetur përse po vonohet kjo çështje që të dërgohet në Kuvend, Veseli ka thënë se po presin reflektimin e disa deputetëve të Vetëvendosjes.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike














