Lajme
Koalicioni rrezikon liberalizimin e vizave
Kuvendi i Kosovës dështoi t’i zgjedh anëtarët e rinj të Organin Shqyrtues të Prokurimit. Ky dështim konsiderohet autogol qeveritar ndaj heqjes së vizave
Dy ditë para se në Kosovë të vjen një komision i Bashkimit Evropian për të vlerësuar ecurinë e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, Kuvendi i Kosovës dështoi t’i zgjedh anëtarët e rinj të Organin Shqyrtues të Prokurimit. Ky dështim konsiderohet “autogol” qeveritar ndaj heqjes së vizave.
Deri më tani Qeveria e Kosovës dhe koalicioni LDK-PDK e akuzonte opozitën se me bllokimin e Kuvendit po e mbanë zvarrë procesin e heqjes së vizave. Por, në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, opozita e bojkotoi seancën, ndërsa ishte mazhoranca ajo që e dështoi bordin e Prokurimit.
Emërimi i anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimi është një prej kritereve tjera në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. BE, korrupsionin e konsideron si kancer i zhvillimit të Kosovës, ndërsa prokurimi është boshti i korrupsionit qeveritar, aty ku përgatiten tenderët multimilionësh.
Pas dështimit të Kuvendit që të miratojë rekomandimet për Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, ka reaguar ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku. Ai tha se mosmiratimi i rekomandimit vetëm dy ditë para ardhjes së misionit vlerësues të ekspertëve të Bashkimit Evropian, rrezikon të ndikojë negativisht në raportin vlerësues të këtij misioni.
Megjithatë, ai ka paralajmëruar se brenda pak ditësh qeveria do të ri-procedojë në Kuvend propozimet për anëtarët e OSHP-së të cilët beson se do të miratohen dhe kështu të funksionalizohet bordi i këtij organi. Seanca e së martës, ishte e para në të cilën opozita nuk shfaqi interesim që të marrë pjesë.
Ndërsa sot, kryeministri Isa Mustafa tha se nuk ka asnjë arsye që të rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave pasi që Kosova, sipas tij, i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.
Ndërsa sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Mustafa tha se ato mund të zgjidhen për një javë.
“Nuk ka asnjë arsye që të rrezikohet sepse ne kemi plotësuar të gjitha kriteret. Sa i përket OSHP-së edhe sistemit të prokurimit, unë mund t’u them se ne vitin e kaluar kemi kompletuar Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, kemi ndryshuar Ligjin mbi Prokurimin…Çështja e zgjedhjes së anëtarëve të OSHP-së është çështje praktike”, tha Mustafa
Ai premtoi se brenda një jave do të kryhet çështja e zgjedhjes së anëtarëve të OSHP-së.
Ndërkaq, pas dështimit në Kuvend për të emëruar anëtarët e rinj të OSHP-së, reagoi presidentja në largim Atifete Jahjaga. Ajo tha se ky dështim rrezikon të ardhmen e qytetarëve të Kosovës në procesin integrues.
“Ky dështim, në ditët kur në Kosovë pritet ekipi i Bashkimit Evropian për të vlerësuar përparimin e Kosovës në plotësimin e kritereve që jemi zotuar t’i përmbushim, rrezikon të vazhdojë t’i mbajë qytetarët e Kosovës të izoluar për shkak të interesave të ngushta të atyre që prioritet kryesor duhet ta kenë mirëqenien e qytetarëve”, shprehet Jahjaga.
OSHP-ja, sipas saj, është institucion i rëndësishëm dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në këtë institucion “si dhe ndikimi politik mbi të ka kohë që është bërë pengesë për zhvillimet pozitive në Kosovë|.
“U bëj thirrje institucioneve të Kosovës, Qeverisë dhe Kuvendit dhe të gjitha subjekteve politike që të marrin përgjegjësinë dhe të gjejnë zgjidhje në mënyrë që ky kriter të plotësohet pa vonesë”, shkruan presidentja Jahjaga.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












