Lajme
Koch: “Nuk ka heqje të plotë të masave, derisa ende kemi 50 infeksione në ditë”
Ende paraqiten rreth 50 raste të reja infektimi në ditë. Dhe, sa kohë që vazhdon kështu, nuk mund të ketë heqje të plotë të masave mbrojtëse
Pas fazës së dytë të zbutjes së masave, që hyri në fuqi më 11 maj, dhe pasi që kjo zbutje po rrjedh mirë, në Zvicër shtrohen pyetje për mundësinë e heqjes së plotë të masave të përmendura.
Një pyetje e tillë i është shtruar sot të deleguarit të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), Daniel Koch në konferencën e rregullt për shtyp të mbajtur në Bernë, shkruan albinfo.ch.
Një gazetar ka shtruar pyetjen rreth mundësisë së heqjes së plotë të masave shtrënguese, gjegjësisht rreth asaj se cilat kushte duhet të plotësohen për ta bërë një gjë të tillë.
Koch ka thënë se Qeveria Feederale po punon në drejtim të zbutjes së vazhdueshme, transmeton albinfo.ch. Por, ai ka përkujtuar se, siç është parë këto ditë, ende paraqiten rreth 50 raste të reja infektimi në ditë. Dhe, sa kohë që vazhdon kështu, nuk mund të ketë zbutje të tërësishme, ose heqje të plotë të masave mbrojtëse.
Megjithatë, Koch ka shtuar se është i kënaqur me faktin se koncepti po funksionon. Por, ka vazhduar ai, nuk është e gjithë puna te koncepti. Është me rëndësi edhe sjellja e popullatës, transmeton albinfo.ch. Ajo (sjellja) duhet të vazhdojë të mbahet si duhet dhe, për të pasuer sukses, nuk guxon të ndryshojë përnjëherë.
Rreth zbutjeve eventuale të radhës, Koch ka thënë se “ne nuk kemi shifra konkrete, mbi bazë të të cilave do të vendosnim për lehtësimet në vijim. Kjo varet gjithashtu edhe nga vendet fqinje, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










