Kosova
Kocijançiç: Dialogu Kosovë-Serbi bashkon BE-në me SHBA-të
“SHBA-ja gjithmonë e ka mbështetur dialogun të cilin e ndërmjetëson BE-ja dhe së bashku do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për së afërmi me për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiç
Maja Kocijançiç, zëdhënësja shefes për politikë të jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, e Federica Mogherinit, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së ka pasur gjithmonë mbështetjen e SHBA-ve dhe se ky bashkëpunim i ngushtë do të vazhdojë edhe më tej.
“SHBA-ja gjithmonë e ka mbështetur dialogun të cilin e ndërmjetëson BE-ja dhe së bashku do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për së afërmi me për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kocijançiç për agjencinë e lajmeve “Beta”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me zëvendëspresidentin Mike Pence kishte thënë se mori një premtim se Shtetet e Bashkuara do të jenë të përfshirë drejtpërdrejt në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Thaçi edhe më herët nëpërmjet një letre zyrtare kishte kërkuar nga Uashingtoni që të përfshihen në fazën, që ai e quan, finale të dialogut me Serbinë.
Ndryshe, në Prishtinë tashmë është bërë e qartë se bisedimet me Serbinë nuk mund të vazhdojnë pa pasur epilog, madje presidenti kosovar ka kërkuar një ekip uniteti në Prishtinë, për ta përmbyllur dialogun e nisur më 2011. Por, opozita kishte kundërshtuar këtë ide të presidentit, duke thënë se me Serbinë nuk duhet të bisedohet për asgjë tjetër, vetëm për dëmet e luftës dhe të pagjeturit.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











