Shqipëria
Kocijançiç: Nuk ka ndryshim në regjimin e vizave për Shqipërinë
Pas vendimit të Parlamentit holandez për të kërkuar një pezullim të regjimit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, nuk ka pasur asnjë njoftim të dërguar në Komisionin Evropian që t’i kërkohet të ndërmarrë një vendim të tillë, konfirmon zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç, për “European Western Balkans” (EWB).
E pyetur nga EWB-ja nëse ka pasur ndonjë ndryshim situate që prej votimit të martën në Holandë, Kocijançiç theksoi se “pozicioni i Komisionit i shprehur të mërkurën nga zëdhënësja Natasha Bertaud mbetet i njëjti”.
“Komisioni është në dijeni të votimit të mocionit në Parlamentin holandez, por ka një procedurë specifike që është në fuqi mbi pezullimin e mekanizmit të vizave dhe, deri tani, nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që të kërkojë aktivizimin e mekanizmit të vizave për ndonjë vend që përfiton nga udhëtimi i lirë pa viza”, theksoi Bertaud më 17 prill, njofton ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Ajo shtoi gjithashtu se “nëse Komisioni do të marrë një njoftim të tillë, ai do ta analizojë me kujdes, do ta vlerësojë dhe do të vendosë nëse ky veprim nevojitet, duke theksuar rolin kryesor që ka ky organizëm në këtë proces”.
Të martën, qeveria holandeze nxori një njoftim zyrtar në lidhje me vendimin e Parlamentit, duke garantuar se për momentin regjimi aktual mbi vizat do të qëndrojë i pandryshuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












