Shkurt.ch
Kohëzgjatja e statusit të përkohshëm, (Leja F) pengon integrimin
"Këta njerëz gëzojnë një leje qëndrimi të përkohshme, e cila ngre vështirësi të mëdha në tregun e punës. Ata nuk mund të bëjnë as një abonim të telefonit mobil"
Ndërsa Këshilli Federal dëshiron të zëvendësojë statusin e qëndrimit të përkohshëm (“F”) me një status të ri, një komision rekomandon kufizimin për gjashtë vjet të kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit të përkohshme para stabilizimit të saj. Në vijim, albinfo.ch sjell shpjegimet e nënkryetarit të tij, Etienne Piguet.
Leja e qëndrimit “F” prek rreth 35.000 shtetas të huaj, të cilët janë të pranuar përkohësisht në Zvicër. Këta njerëz i kanë ikur dhunës, por nuk janë refugjatë sipas Konventës së Gjenevës dhe pasiguria për të ardhmen pengon shpesh integrimin e tyre. Prandaj, Këshilli Federal ka propozuar tri opsione për të zëvendësuar “pranimin e përkohshëm” me një status të ri.
Komisioni Federal i Migracionit ka dorëzuar mendimin e vet. Ai mbështet versionin që mbron dhe nuk e kufizon rrethin e përfituesve.
“Këta njerëz nuk mund të bëjnë as një abonim të telefonit mobil dhe jetojnë jasht shoqërisë për një periudhë të pacaktuar”.
Etienne Piguet
“Gjysma e njerëzve janë këtu për më shumë se pesë vjet, disa edhe për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet”, thotë Etienne Piguet, profesor i gjeografisë në Universitetin e Neuchâtel-it dhe zëvendëskryetar i komisionit.
“Këta njerëz gëzojnë një leje qëndrimi të përkohshme, e cila ngre vështirësi të mëdha në tregun e punës. Ata nuk mund të bëjnë as një abonim të telefonit mobil dhe jetojnë jashtë shoqërisë për një periudhë të pacaktuar”.
Prandaj, ne duhet të gjejmë një zgjidhje për këta njerëz, të cilët pas disa vjetësh në Zvicër, këtyre duhet t’u mundësohet të integrohen plotësisht. Një kusht i domosdoshëm pas një kohe qëndrimi, për profesorin e gjeografisë. “Pas 10 vjetësh nuk mund të mbesin me një status të përkohshëm, njerëzit kanë fëmijë, ata duhet të jenë në gjendje të bëjnë plane… E gjithë kjo duhet të kufizohet me përcaktimin e një numri vitesh – ne ofrojmë një maksimum prej 6 vjetësh – pastaj duhet stabilizuar lejen e qëndrimit”.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













