Shqipëria
“Koko Fest” mblodhi trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare
Për 8 net me radhë, nga data 3 deri më 10 shtator, u mbajt Festivali Mbarëkombëtar të të Komedisë, “Koko Fest” në Korçë.
Për 8 net me radhë, nga data 3 deri më 10 shtator u mbajt Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Koko Fest” në Korçë, ku trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë pjesë e edicionit të nëntë.
Siparin e këtij festivali e hapi teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit me komedinë “Të prezantoj babain”, e cila në fokus kishte tradhtinë e çifteve, përcjell Albinfo.ch.
Për artdashësit u vunë në skenë shfaqje nga 8 grupe teatrale, duke bërë bashkë artistët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Zamira Kita, është shprehur se për të konkurruar në këtë festival u përzgjodhën komeditë më të bukura.
Përgjatë këtyre ditëve Korça u kthye në destinacion e preferuar jo vetëm të turistëve, por edhe të artistëve shqiptarë dhe jo vetëm.
Në një bisedë me kreun e Bashkisë, Sotiraq Filo, artistët u shprehën me shumë dashuri për Korçën dhe artin.
Pjesë e aktiviteteve të kësaj jave ka qenë edhe çelja e Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “Gjon Mili” në Korçë, ndaj ndalesa e radhës ishte tek një prej muzeve më unik dhe me jehonë në Shqipëri./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












