Lajme
Kolegji Zgjedhor shpall Bashën fitues
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, ka nisur të shihet një atmosferë festive përreth selisë së Partisë Demokratike në Tiranë
Kolegji Zgjedhor rrëzoi të premten kërkesë-padinë e Partisë Socialiste për shpalljen si të pavlefshëm vendimin të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e votave të kutitë e gabuara. Ky vendim është paraqitur si i formës së prerë dhe Kolegji Zgjedhor vendos pushimin e çështjes.
Kolegji e mori vendimin pas shqyrtimit të tabelave përmbledhëse për Tiranën dhe pasi dëgjoi palët, Partinë Socialiste, KQZ-në dhe Partinë Demokratike, shkruan telegrafi.com.
Trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor me relator Tom Ndreçën shqyrtoi të premten kërkesën ankimore të Partisë Socialiste kundër vendimit të KQZ-së për vlerësimin e votave të kontestuara.
Në mbledhjen e paradites, e cila zgjati 4 orë, Kolegji kërkoi, në cilësinë e provave materiale, tabelat përmbledhëse të 10 KZAZ-ve të Tiranës si dhe tabelat përmbledhëse të të gjitha grupeve të numërimit në mënyrë që të vërtetohej nëse ato ishin përmbyllur para 18 majit, ditë kur komisioni miratoi në parim projekt-aktin i cili parashikonte numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, ka nisur të shihet një atmosferë festive përreth selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.
Simpatizantë të shumtë vazhdojnë të grumbullohen pranë godinës së kësaj partie, ndërsa kandidati i saj për Tiranën, Lulzim Basha, ka paralajmëruar një dalje publike për mediat.
Zoti Basha, bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të lënë në fuqi nga Kolegji Zgjedhor, rezulton të jetë fitues i bashkisë së Tiranës me 81 vota në avantazh kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Edi Rama.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












