Kosova
Kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri
Duket se temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve kanë bërë që shumë qytetarë nga Kosova të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për t’i kaluar ditët e ngrohta të verës, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka bërë që këtë të enjte të krijohen kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Kufijve, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë qytetarët po presin deri në 20 minuta.
Në hyrje kolona është një kilometër, ndërsa në dalje 300 metra.
Sipas të dhënave të QKMK-së, e ngarkuar aktualisht është vetëm kjo pikë kufitare, ndërsa në pikat tjera pritjet janë deri në 15 minuta maksimumi.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit











