Lajme
Kolona të gjata në pikëkalimin e Tabanocit
Mërgimtarët janë të indinjuar me këto pritje edhe për faktin se ditëve të fundit temperaturat janë ulur dukshëm, duke shënuar minus 6 gradë
Mërgimtarët shqiptarë që po vijnë nga diaspora për t’i kaluar festat e fundvitit në vendlindje, po ballafaqohen me kolona të gjata në kufirin e Tabanocit, që ndanë Republikën e Serbisë me atë të Maqedonisë.
Kolonat e gjata po bëhen edhe për shkak të neglizhencës së punëtorëve kufitar të të dyja vendeve, sidomos policëve dhe doganierëve maqedonas.
Sipas agjencisë INA, mërgimtarët janë të indinjuar me këto pritje, edhe për faktin se ditëve të fundit, temperaturat janë ulur dukshëm, duke shënuar minus 6 gradë.
“Ne po presim për disa orë dhe kjo është skandaloze, sepse vazhdimisht këtu po përballemi me pritje të gjata. Kjo nuk është në rregull, kur ne me fëmijë po presim me orë të tëra në këto temperatura të ftohta dhe kur kemi bërë mijëra kilometra rrugë”, u shpreh njëri nga mërgimtarët që po kthehej nga Gjermania.
Autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë shpjegim se pse po ndodhë kjo tollovi në Tabanoc, përveç deklaratës se “puna po ecën sipas dinamikës”.
Ndryshe, autostrada që kalon nëpër nga Beogradi nëpër Preshevë në drejtim të Kumanovës dhe Shkupit, është vija që lidhe Evropën me Azi, prandaj këtë kordit që quhet si “korridori 10” e shfrytëzojnë edhe grekët, turqit etj, prandaj edhe fluksi i veturave është shumë i madh.
Mirëpo përveç në Tabanoc, kolona të gjata ka edhe në hyrje të Kosovës, në pikëkalimin e Konçulit, sepse në këtë pikë po punohet intensivisht për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare Kosovë-Serbi, që është pjesë e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Në këtë pikë marrëveshja nis të zbatohet nga 31 dhjetori.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











