Kosova
Vazhdojnë kolonat e gjata në pikat kufitare me Serbinë
Edhe pas orës 16:00, vazhdojnë kolonat në vendkalimet kufitare me Serbinë
Bashkatdhetarët, të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, janë duke pritur orë të tëra në vendkalimet kufitare me Serbinë, për t’u kthyer në vendet e Evropës Perëndimore.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 16:00, në vendkalimet kufitare me Serbinë ka kolona të gjata automjetesh,përcjellë albinfo.ch
Në pikën kufitare Merdare, kolonat janë të gjata deri në 1 mijë e 700 metra, ku për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike duhet pritur deri në gjashtë orë. Ndërsa, pritjet në hyrje mund të zgjasin deri në katër orë.
Po ashtu edhe në pikat e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë, Dheu i Bardhë, Mutivodë dhe Muçibabë raportohet për pritje të gjata, kusre kolonat e automjeteve arrijnë deri në 600 metra. Ndërsa pritet deri në dy orë për të dalë nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat tjera nuk ka ndonjë kolonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar













