Maqedonia
Komandant “Malisheva”: Sasho Mijallkov e inskenoi Kumanovën
Andi Krasniqi i njohur si “Komandant Malisheva” pretendon se incidentin e armatosur në “lagjen e Trimave” në Kumanovë ka inskenuar Shërbimi Informativ Maqedonas
Andi Krasniqi, i njohur si “Komandant Malisheva” pretendon se ngjarjet në Lagjen e Trimave janë inskenuar nga ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, së bashku me politikanët vendor, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë. Kështu ka deklaruar Krasniqi në vazhdimin e seancave gjyqësore në rastin “Kumanova”
“Malisheva” tha se ata kanë njerëz të cilët kanë bërë hetime paralelisht me prokurorinë dhe se kanë gjetur fakte tejet interesante lidhur me inskenimin, por nuk zbuloi asnjë prej tyre.
“Në këtë orkestrim të dhimbshëm gjenden politikanët tuaj. Ju nuk na dhatë mundësi që t’i nxjerrim provat tona që i kemi mbledhur. Një person nga Gostivari, Xhezmi Shasivari, ka bërë biseda me njerëz të ndryshëm nga Kosova, Gjermania dhe drejtpërdrejt me Ali Ahmetin për të nxjerrë fakte. E nga ana tjetër, njerëzit e Mijallkovit ishin duke e përgatitur kurthin“, ka thënë Krasniqi.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













