Kosova
Komandanti i FSK-së priti Drejtorin e Gardës Kombëtare të SHBA-së
Në takimin e Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit me Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs u potencua rëndësia e mbështetjes amerikane për Kosovën
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs i shoqëruar nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Garda Kombëtare së SHBA-së, në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajova-s.
“Gjatë takimit u vlerësua lartë mbështetja në ngritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe avancimin e ndërveprueshmërisë që FSK ka krijuar me partnerët e saj. Gjithashtu, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e vlerësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së”, vazhdon njoftimi.
Sipas FSK-së, gjatë takimit është potencuar rëndësia e mbështetjes amerikane në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.
“Në fund të takimit, të dy gjeneralët u pajtuan që thellimi i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë së forcave tona, njëherit u theksua nevoja e mbështetjes së SHBA në përmbushjen e synimit tonë strategjik, drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, vazhdon njoftimi.
E-Diaspora
-
Një fëmijë shqiptar humb jetën në aksident në Gjermani Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani... -
The Washington Post rekomandon librin e ri të shqiptares -
PZAP hedh poshtë ankesën e PDK-së për votat nga diaspora -
Konsullata e Kosovës në Cyrih ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të viktimave në Crans-Montana -
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë
Jeta në Zvicër
-
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: “Shumë njerëz nuk e bënë punën e tyre” "Ajo që ndodhi nuk është një aksident i thjeshtë. Është rezultat i shumë njerëzve që nuk... -
Autoritetet italiane urdhërojnë autopsi për viktimat në Crans Montana -
Zvicër: Doganieri vret me armë zjarri të dyshuarin për vjedhje makinash -
Pronari i barit në Crans-Montana lihet në paraburgim -
Banka Kombëtare Zvicerane arrin një fitim prej 26 miliardë frangash













