Sport
Kombëtarja e Zvicrës pritet solemnisht në Aereportin e Cyrihut
Për Xherdan Shaqirin Evropiani ishte një turne i veçantë edhe nga pikëpamja personale. Me 8 gola të shënuar, ai është golashënuesi më i mirë zviceran në të gjitha aktivitetet e mëdha të futbollit
Vetëm 16 orë pas eliminimit të hidhur nga Spanja në çerekfinalen e Evropianit, ekipi kombëtar i Zvicrës, sot, pak para orës 13.00 ka aterruar në Cyrih.
Delegacioni prej 50 vetash është mirëpritur nga një numër punonjësish të aeroportit dhe fotografë si dhe nga një ansambël me instrumentin tradicional zviceran, alphorn, raporton srf.ch.
Përjetimi dramatik i dështimit të penalltisë kundër Spanjës kishte ndodhur vetëm 16 orë më parë, por shumicës së lojtarëve zviceranë tashmë u ishte kthyer buzëqeshja në fytyrë, transmeton albinfo.ch. Kjo vlen edhe për lojtarin e ri Ruben Vargas, i cili, së bashku me Fabian Schär dhe Manuel Akanji, ishte një nga të pafatët kundër Spanjës që nuk mundi të shënonte goditjen e dënimit në portë.
Mbizotëron pozitivja
Për Xherdan Shaqirin Evropiani ishte gjithashtu një turne i veçantë edhe nga pikëpamja personale. Me 8 gola të shënuar 29-vjeçari është golashënuesi më i mirë zviceran në të gjitha aktivitetet e mëdha të futbollit. “Është gjithmonë e veçantë të shënosh në një turne të madh për vendin tënd dhe jam krenar që kam pasur sukses në çdo turne”, thotë ai.
Yann Sommer, i cili për pak do t`i çonte zviceranët në gjysmëfinale të premten dhe ishte pikëlluar shumë pas ndeshjes, është këndellur tashmë, transmeton albinfo.ch. I gjithë ekipi është prekur thellë nga euforia që kishte ngjallur në Zvicër. “Mund të thuash që ne ishim i gjithë vendi (Zvicra) së bashku në këtë turne. Kjo ishte një ndjenjë e pabesueshme ”.
Pavarësisht nga eliminimi i hidhur nga Spanja, krenaria mbizotëron te portieri kombëtar. Zhgënjimi vazhdon të mbetet por duke parë gjithë kampionatin, pozitivja del në plan të parë. “Mirëpo do të duhen edhe disa ditë për ta kuptuar këtë”, thotë ai.
(Fotot: Screenshot SFR)
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër













